BallinaLajmeZyra e BE e kënaqur që Kurti lëshoi pe ndaj strukturave paralele,...

Zyra e BE e kënaqur që Kurti lëshoi pe ndaj strukturave paralele, “befasohet” që PDK reagoi për kompromiset e tij

Të ngjajshme

Dëgjohen shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Agjencitë e lajmeve po raportojnë shpërthime në Bagdad pranë...

Dy mjeshtrat japonezë që ndryshuan historinë e artit

Ekspozita “Beneath the Great Wave: Hokusai and Hiroshige” sjell...

Nervozizmi i Leaos vazhdoi edhe në zhveshtore me Pulisicin, Allegri u detyrua të ndërhyjë

Raportohet se Rafael Leao vazhdoi të shfaqë nervozizmin e...

Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është befasuar me reagimet në Kosovë në lidhje me Ligjin për të huajt. Është shprehur e kënaqur me qasjen, siç e quajti – konstruktive të kryeministrit Albin Kurti në takimin e së shtunës.

Të pyetur nga KOHA në lidhje me reagimet e partive opozitare, BE-ja në Kosovë ka thënë se është befasuar dhe se PDK-ja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së por edhe ndaj dialogut.

“E shtuna ishte një ditë e mirë. Jemi shumë të kënaqur me qasjen konstruktive të treguar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kryeministri Kurti, i cili tregoi qartë përkushtimin e tij për integrimin në BE. Siç e dini, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga faktorët kryesorë për të dyja palët në rrugët e tyre përkatëse drejt integrimit në BE. Jemi disi të befasuar nga reagimet të cilave ju po i referoheni. PDK gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe ndaj Dialogut, duke marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata, si dhe në nënshkrimin dhe shtratifikimin e marrëveshjeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz