BallinaLajmeRreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita

Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita

Të ngjajshme

Dëgjohen shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Agjencitë e lajmeve po raportojnë shpërthime në Bagdad pranë...

Dy mjeshtrat japonezë që ndryshuan historinë e artit

Ekspozita “Beneath the Great Wave: Hokusai and Hiroshige” sjell...

Nervozizmi i Leaos vazhdoi edhe në zhveshtore me Pulisicin, Allegri u detyrua të ndërhyjë

Raportohet se Rafael Leao vazhdoi të shfaqë nervozizmin e...

Banorët e rrugës “Pavarësia” në Hajvali kanë mbetur pa energji elektrike që nga mesdita e së hënës, duke u përballur me vështirësi të shumta, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas banorëve, rreth 100 familje në këtë zonë kanë mbetur pa rrymë që nga ora 12:00. Ata thonë se ndërprerja e energjisë elektrike u ka shkaktuar probleme të mëdha, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe pamundësisë për përgatitjen e ushqimit.

Banorët dyshojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një prishje në trafostacion. Ata bëjnë të ditur se kanë njoftuar kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje në terren.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar KEDS. Nga kompania kanë deklaruar se i kanë pranuar ankesat e banorëve dhe pritet që ekipet përgjegjëse të dalin në terren për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz