BallinaLajmeDeputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e...

Deputetja e AAK-së: Ftesa për takime me opozitën është veç lojë e Kurtit

Të ngjajshme

Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita

Banorët e rrugës “Pavarësia” në Hajvali kanë mbetur pa...

Testi i syve mund të zbulojë Alzheimerin herët

Një kontroll i zakonshëm i syve mund të zbulojë...

Skandal dopingu në tenis, ish-numri 39 i botës pezullohet për katër vite

Një rast i rëndë dopingu ka tronditur botën e...

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, tha se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë lojëra të tij për të fajësuar opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Deputetja Bytyqi tha se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentes nuk mund të ketë asnjë veprim.

“Unë më shumë e shoh si një lojë të kryeministrit Kurti, sepse ai po dëshiron që ta çorientojë edhe konfliktin që ka me presidenten Osmani, sepse ne e dimë shumë mirë se Gjykata Kushtetuese, pa e dhënë një vendim deri më 31 mars, ne nuk kemi të drejtë të ndërmarrim asnjë veprim më tutje. Kjo po shihet si një lojë e Kurtit që, nëse shkojmë në zgjedhje, ta fajësojë opozitën për moszgjidhjen e presidentit. Kryeministri Kurti po dëshiron që ta marrë nën udhëheqje edhe postin e presidentit.”, tha ajo për rtv21.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz