BallinaSportAdemi takohet me Konjufcën, flasin për përgatitjet rreth ndeshjes kundër Sllovakisë

Ademi takohet me Konjufcën, flasin për përgatitjet rreth ndeshjes kundër Sllovakisë

Të ngjajshme

Policia ndan video sensibilizuese për krimet mjedisore: S’mund të mbijetojmë pa natyrën

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit...

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë, por çfarë u paralajmërua tutje?

Punëtorët e “Prishtina Parking” kanë protestuar për të kërkuar...

Dy kandidatë kanë aplikuar për postin e kryetarit të KRRE-së

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që...

Keq për Blutë e Londrës, Reece James mungon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat sot ka marrë një lajm aspak...

Kryetari i FFK-së, agim Ademi bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, kanë zhvilluar një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ademi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e kanë informuar Konjufcën për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës.

“Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik”, ka shkruar Ademi.

Ai ka thënë se e kanë falënderuar Konjufcën për pritjen dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës ndaj ekipit të kombëtares në rrugën drejt realizimit të synimeve. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz