BallinaLajmeKryediplomati shqiptar flet në telefon me homologun maqedonas: Të zbatohet përdorimi i...

Kryediplomati shqiptar flet në telefon me homologun maqedonas: Të zbatohet përdorimi i shqipes në institucionet shtetërore

Të ngjajshme

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Takohen Konjufca e Ademi, diskutojnë për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha pati një telefonatë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timco Mucunski.

Me të, Hoxha foli edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe specifikisht zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

“Riafirmuam gjithashtu rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend. Në këtë drejtim, nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit”, ka shkruar Hoxha në një postim në X.

Telefonata u konsiderua “e dobishme dhe produktive”.

Me Mucunskin, Hoxha tha se riafirmuan “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i #NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal”, thuhet ndër tjerash në postimin e Hoxhës.

Kryediplomati shqiptar tha ndër tjerash se ranë dakord se “ntegrimi evropian i dy vendeve tona – dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor – është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin tonë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian”.

“Së fundmi, ramë dakord për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për zbatimin e #KorridoritVIII, një projekt kyç për lidhshmërinë dhe zhvillimin rajonal”, shkroi Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz