BallinaSportAncelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një...

Ancelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit

Të ngjajshme

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur për vendimin e tij për ta marrë drejtimin e “Seleçaos” pas përfundimit të aventurës me Real Madridin.

I intervistuar nga “Radio Marca”, trajneri italian zbuloi se ideja për ta drejtuar Brazilin kishte lindur shumë më herët, përcjell “Gazeta Express”.

“Brazili ishte tashmë si opsion para dy vitesh. Nuk e kisha ndërmend të shkoja në një klub tjetër pas Real Madridit.”

Ancelotti shpjegoi se mundësia për ta marrë drejtimin e kombëtares braziliane ishte shfaqur që në atë periudhë, por situata ndryshoi kur vendosi ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

“Mundësia për Brazilin kishte lindur që dy vite më parë, pastaj vazhdova me Madridin. Vitin e kaluar menduam se ishte momenti për t’u larguar dhe tani jam i lumtur.”

Trajneri italian theksoi gjithashtu se nuk kishte dëshirë ta tradhtonte klubin madrilen duke e marrë drejtimin e një tjetër skuadre, prandaj alternativa e një kombëtareje ishte më e natyrshme për të në fund të aventurës së tij në Madrid.

Kështu, pas përfundimit të epokës së tij të suksesshme me Real Madridin, Ancelotti vendosi ta nisë një kapitull të ri në karrierë duke e drejtuar Brazilin, me objektivin e madh për ta përgatitur skuadrën për Kupën e Botës 2026. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz