BallinaBotë​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

​Rifillojnë disa fluturime në Aeroportin e Dubait, pas disa orësh ndërprerjeje

Të ngjajshme

Takohen Konjufca e Ademi, diskutojnë për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën...

Ministri britanik: Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit nuk është një luftë e NATO-s

Ministri i Punës dhe Pensioneve Pat McFadden në Britaninë...

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait kanë filluar gradualisht pas disa orësh ndërprerjeje si pasojë e një sulmi me dron, njoftojnë zyrtarët.

Autoriteti civil i aviacionit të Dubai-t bëri të ditur se disa fluturime po operojnë drejt destinacioneve të zgjedhura, sipas Zyrës së mediave të Dubait, raporton AP-ja.

Kompania ajrore Emirates tha se operacionet e kufizuara kanë rifilluar pas ndërprerjes disa orëshe dhe disa fluturime u anuluan.

Një dron goditi një rezervuar karburanti në aeroport të hënën në mëngjes, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve.

Më herët në mëngjes Emirates njoftoi se të gjitha fluturimet e saj drejt aeroportit të Dubai-t “mbeten të pezulluara deri në njoftim të mëtejshëm”. Kompania theksoi se po punon me autoritetet për rifillimin e operacioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe i kërkoi udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt aeroportit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtimet ndërkombëtare dhe një nyje kyç për shumë fluturime që lidhin Lindjen me Perëndimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz