BallinaLajmeAmbasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Të ngjajshme

Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë

Uran Luzha, veteran i UÇK-së sonte në emisionin “Fol...

E papritur, Alaudini e rruan kokën

Pas një sezoni të gjatë, plot emocione dhe super...

Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave

Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sapo ai të merret.

Ambasada nuk i ka komentuar pretendimet e zyrtarëve të Lëvizja Vetëvendosje se ambasadorët, përmes vizitave të tyre në Kushtetuese, po ndërhyjnë në këtë institucion.

“Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ky qëndrim i ambasadës vjen në një moment kur zyrtarët e LVV-së kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet kundërkushtetues./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz