BallinaLajmeI riu që u gjet pa shenja jete dje në Pejë –...

I riu që u gjet pa shenja jete dje në Pejë – Policia dhe Prokuroria japin detaje

Të ngjajshme

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit...

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i një 15-vjeçari nga rrethina e Tetovës, i...

Izraeli: E kemi shkatërruar aeroplanin e Khameneit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë shkatërruar aeroplanin...

Një i ri është gjetur pa shenja jete dje në ora 19:13 në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për rastin.

“Pejë / 15.03.2026 – 19:13. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin, për lajmi.net ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në IML”, ka thënë Nikçi.

Siç është raportuar në media, viktima nga ky rast është i riu, i moshës 29 vjeçare Isa Nikçi.

Në lidhje me këtë rast, nga familja e tanimë të ndjerit kanë dal me njoftim.

Sipas njoftimit varrimi i tij bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Zllapek. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz