BallinaLajmeZulfaj i përgjigjet reagimeve në lidhje me kompromisin e djeshëm për strukturat...

Zulfaj i përgjigjet reagimeve në lidhje me kompromisin e djeshëm për strukturat paralele: Po integrohet arsimit dhe shëndetësia në sistemin e Kosovës

Të ngjajshme

Rrëzimi i aeroplanit në Irak, Pentagoni identifikon gjashtë ushtarët amerikanë që mbetën të vrarë

Pentagoni ka identifikuar gjashtë amerikanët që humbën jetën në...

Mc Kresha & Lyrical Son godasin sërish, publikojnë “Dy fjalë”

Dy nga emrat më të njohur të skenës hip-hop...

Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur...

Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka vënë...

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar...

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar duke thënë se për një mandat Qeveria Kurti arriti të mbyllë strukturat paralele serbe.

Por, Kurti të shtunën njoftoi se Kosova njeh dokumentet e lëshuara për serbët pikërisht nga strukturat paralele serbe.

Sipas Zulfajt, tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës.

“Strukturat paralele të Serbisë që funksionuan për 20 vite në Kosovë, përfshirë 12 vite pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti. Tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës”.

“Ky proces fillon nga nesër përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin legal të Kosovës. E ata që për 20 vite ruajtën status quo-në e strukturave paralele, le t’i ruajnë edhe statuset nga dje dhe sot. Do t’u duhen më vonë”, ka shkruar Zulfaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz