BallinaLajmeIntegrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti zotohet...

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti zotohet se do të veprojë “në koordinim të ngushtë” me Sorensenin

Të ngjajshme

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Mjeshtër i gjuajtjeve të lira, Szoboszlai realizon edhe ndaj Tottenhamit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet...

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të...

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën ligjore të Kosovës pas takimit të djeshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, të cilin e priti në Prishtinë.

Ai tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënvizuar rëndësinë e inkorporimit të plotë të sistemit të edukimit dhe atij shëndetësor në komunat me shumicë serbe brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”.

“Ky legalizim në praktikë do të përkthehet jo vetëm në zbatim të plotë të ligjit gjithandej Republikës së Kosovës, por edhe në më shumë cilësi të këtyre shërbimeve, më shumë financim, më shumë prezencë dhe e tëra kjo nënkupton më shumë siguri për qytetarët të cilët i konsumojnë të njëjtat shërbime. Pra qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo së drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimit, por t’i gëzohet benefiteve të cilat do të rezultojnë nga ky proces”, shtoi Kurti.

Kryeministri u zotua se kjo do të bëhet “në koordinim të ngushtë” me të dërguarin e BE-së, por edhe me serbët lokal.

“Natyrisht se për ne është e qartë që i gjithë procesi i legalizimit merr kohë. Poashtu e nënvizoj që i gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog, por edhe në koordinim e në konsultim të vazhdueshëm me serbët lokal. Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët e komunitetit serb të besojnë në përfitimet nga procesi si dhe detyrimet të cilat burojnë nga marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit dhe korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Pasi Kurti mundësoi lehtësira si leje qëndrimi dhe njohjen e dokumentave të lëshuara nga strukturat ilegale serbe, Sorensen tha se e marrin parasysh angazhimin e tij për t’i zbatuar këto ligje, “duke lejuar njëkohësisht mosndërprerjen e këtyre shërbimeve brenda kuadrit ligjor të Kosovës”.

“Çdo proces që prek këto institucione kërkon kohë, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i konfirmuar brenda kornizës së të gjitha marrëveshjeve përkatëse të arritura brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjet tjera të BE-së dhe rajonale”, tha ai në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

Sorensen tha se kanë këmbëngulur që të ketë “konsultime të strukturuara gjatë gjithë procesit me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës për të kërkuar mbështetjen e tyre”.

“Ky proces duhet të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me mua si Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun”, theksoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz