BallinaLajme“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Të ngjajshme

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik veror 2026 nga Rafaelo Resort në Shëngjin me sloganin “Vera të thërret – Shqipëria të mirëpret”. Në një konferencë për media u prezantuan ofertat për pushuesit nga Kosova, diaspora dhe rajoni, si dhe pritshmëritë për një sezon të suksesshëm turistik në bregdetin shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të turizmit dhe menaxhmenti i resortit, të cilët prezantuan ofertat dhe pritshmëritë për sezonin turistik 2026.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë dhe pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, tha se hapja e sezonit këtë vit po bëhet më herët për të forcuar partneritetin dhe për të ofruar mundësi më të mira për pushuesit nga Kosova dhe rajoni.

“Realisht jemi në ditën e dytë të hapjes së sezonës verore. Është dita e verës, jemi në Rafaelo Resort, stacioni i parë i shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar, veriu i Shqipërisë është pika e parë e ndalesës. Realisht, ne çdo vit kemi hapur sezonin në prill, përkatësisht në festën e 1 Majit në Rafaelo Resort, falë bashkëpunimit që kemi pasur ndër vite. Kemi arritur që këtë vit po hapim sezonën turistike sot, për të ndërtuar një partneritet edhe më të sigurt, por mbi të gjitha për të përfituar shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, por edhe diaspora dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,” tha Kurtishaj.

Ai theksoi se “Sharr Travel” këtë vit shënon edhe 30-vjetorin e aktivitetit në turizëm, ndërsa Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor për pushuesit gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Dihet që Sharr Travel në vitin 2026 feston edhe 30-vjetorin e punës së saj në turizëm, ku për këto 30 vite Shqipëria ka qenë destinacion kryesor turistik. Kur flasim për Shqipërinë flasim për veriun dhe jugun, dhe ne në veri e kemi pasur Rafaelon. Janë dy dekada të plota që ne punojmë me Rafaelo Resort dhe për këto dy dekada kanë ardhur dhjetëra mijëra pushues nga Kosova me ofertat tona speciale,” u shpreh ai.

Ndërkohë, menaxheri i Rafaelo Resort në Shëngjin, Bledar Shima, tha se bashkëpunimi me “Sharr Travel” ka qenë i suksesshëm ndër vite dhe se pritjet për sezonin 2026 janë shumë pozitive.

“Ne jemi partnerë prej disa vitesh me Sharr Travel dhe e kemi ekskluziv në Rafaelo Resort për të gjithë pjesën e Shqipërisë, Kosovës dhe një pjesë të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Ky sezon mendoj që do të jetë një sezon shumë i mirë për të dyja palët. Ne këtë vit kemi pikat e forta, i kemi bërë pjesën e shërbimit, pjesën e restoranteve dhe pjesën e plazheve; cilësia e turizmit tek ne besoj që do të jetë më në rritje edhe këtë vit,” tha Shima.

Kurtishaj theksoi gjithashtu se për diasporën dhe pushuesit janë përgatitur oferta të veçanta për rezervimet e hershme.

“Për diasporën është shumë e rëndësishme të potencohet sot që ata deri më datën 30 mars për rezervimet e hershme do të përfitojnë 10% nga çmimet bazike dhe do të përfitojnë në rezervimin e dhomave Deluxe. Nëse rezervimet bëhen me kohë, sigurisht që ata do të përfitojnë përveçse në çmim deri në 10%, do të përfitojnë edhe në dhomat më të mira të resortit,” tha ai.

Ai vlerësoi gjithashtu investimet e bëra në Shëngjin dhe punën e stafit të Rafaelo Resort për përmirësimin e ofertës turistike.

“Dihet që plazhet e Shëngjinit janë jashtëzakonisht të pastërta dhe pamë edhe një punë të madhe të bashkisë, por edhe një punë konkrete të stafit të Rafaelo. Kur flasim për Shëngjin dua ta ripotencoj se Shëngjini karakterizohet me Rafaelon. Për shumë vite Rafaelo Resort ka qenë pikë referuese për shqiptarët e Kosovës dhe rezervimet janë bërë përmes Sharr Travel,” u shpreh Kurtishaj.

Sipas tij, sezoni turistik tashmë ka nisur dhe pritet të shoqërohet me aktivitete dhe oferta të ndryshme gjatë gjithë vitit.

“Në vitin 2025 kemi pasur rritje deri 30% të shifrave për shqiptarët e Kosovës dhe diasporës që kanë ardhur me Sharr Travel në Rafaelo Resort. Në 30-vjetorin tonë të punës kemi shumë oferta fantastike për festën e Bajramit dhe tashmë e kemi lansuar ofertën tonë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe diasporën që të fillojnë me rezervimet e tyre përmes Sharr Travel që të kapin ofertat më të mira, në dhomat më të mira pranë detit,” tha Kurtishaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz