BallinaLajmeMKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Të ngjajshme

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”.

Projekti ishte bllokuar për shkak të kërkesave për leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), për shkak të vendndodhjes së rrugës brenda zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit për trashëgimininë kulturore.

“Pas aplikimit për leje në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Komunës së Prishtinës i është aprovuar projekti i ndërhyrjeve në Rrugën ‘Qamil Hoxha’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ministria nënvizon se projekti tashmë po vazhdon “në pajtim të plotë me bazën ligjore”.

“Institucionet publike të fushës së trashëgimisë kulturore, veprojnë ndaj të gjitha palëve pa përjashtim në çdo rast që ndërmerren veprime të paautorizuara Një gjë e tillë në raste shumë më të izoluara ka ndodhur edhe me vet Ministrinë kur kjo e fundit, ka qenë investitore”, njofton MKRS.

Ministria bën thirrje për investitorët publik dhe privat që të mos ndërmarrin projekte në zona mbrojtëse pa lejet përkatëse, duke theksuar pasojat ligjore.

Sipas njoftimit, qëllimi i MKRS-së është të sigurojë bashkëpunim të shpejtë dhe transparent në shqyrtimin e projekteve, duke i harmonizuar ato me “parimet, kushtet dhe kriteret profesionale të menaxhimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz