BallinaLajmeHoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mbështetës i...

Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mbështetës i Kosovës në 1999

Të ngjajshme

Ndanë informacione ushtarake me Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 20 personave në qytetin...

Trump thotë se nuk është gati për një marrëveshje me Iranin

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News...

​Qytetet më të mira të Time Out për vitin 2026

Grupi mediatik britanik Time Out ka emëruar “qytetet e...

Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar

Karroca funksionon me asistent zanor, i cili udhëzon përdoruesin...

Jürgen Habermas ka ndërruar jetë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka kujtuar filozofin gjerman si një nga mendimtarët më me ndikim të kohës moderne dhe një mbështetës të fuqishëm të ndërhyrjes së NATO në Kosovë në vitin 1999.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj shkroi se vdekja e Habermasit shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të mendimit politik dhe filozofik në Evropë.

“Jürgen Habermas, filozofi më i madh i kohës sonë, është ndarë sot nga jeta. Ai ishte ndër mendimtarët më me ndikim në çështjet e demokracisë, drejtësisë dhe lirisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, Habermas e ndërtoi gjithë filozofinë politike mbi idenë se demokracia duhet të mbështetet te debati racional dhe te fuqia e argumentit.

“Si iluminist, ai e kishte emancipimin e njeriut si qëllimin themelor. Sipas tij, vendimmarrja demokratike duhet të ndërtohet mbi diskursin racional, përmes shkëmbimit të argumenteve, e jo përmes manipulimit”, theksoi Hoxhaj.

Ai gjithashtu kujtoi rolin e Habermasit në mbështetje të ndërhyrjes ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë.

“Habermas i mbrojti fuqishëm shqiptarët e Kosovës në vitin 1999, duke mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, me argumentin se askush nuk duhet t’i braktisë viktimat përballë dhunës dhe padrejtësisë”, shkroi Hoxhaj.

Në fund të reagimit të tij, ai tha se për më shumë se tre dekada ka qenë një lexues i përkushtuar i veprës së filozofit gjerman.

“Ende e ruaj artikullin e tij në mbështetjen tonë nga ajo kohë dhe kam mbetur një lexues me pasion i veprës së tij për më shumë se 30 vjet”, përfundoi Hoxhaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz