BallinaSportTri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në garën për titullin e kampionit në La Liga.

Të besuarit e Alvaro Arbeloas kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Elches, me ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.

Reali fitoi 4-1, me katër golashënues të ndryshëm nga Reali.

Serinë e golave e hapi Antonio Rudiger, në minutën e 39-të, pas një dominimi të lehtë nga Reali kah rastet e krijuara.

Rudiger shënoi pasi një goditje e Federico Valverdes u rikthye nga duart e portierit, në kokën e lojtarit të Elches, e më pas u godit nga Rudigeri me një gjysmëvolej, për 1-0.

Pesë minuta më vonë, Reali e dyfishoi epërsinë, me Valverden që shënoi një supergol, për 2-0.

Ky ishte goli i tij i pestë në tri ndeshjet e fundit, pasi më parë kishte shënuar ndaj Celta Vigos në fundjavën e kaluar, dhe ndaj Manchester Cityt në mesjavë.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa Reali shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë.

Ishte mbrojtësi spanjoll, Dean Huijsen që shënoi për 3-0 me kokë, në minutën e 66-të.

Në minutën e 85-të megjithatë, Elche e shënoi golin e nderit, kur Manuel Angel i Realit e dërgoi topin në rrjetën e tij për autogol.

Por, goli i mbrëmjes u shënua nga Arda Guleri, i cili shënoi nga pothuajse 70 metra, pasi e pa daljen e portierit kundërshtar larg portës së tij.

Me këtë fitore, Reali renditet i dyti me 66 pikë, një më pak se Barcelona në vendin e parë, e cila e ka edhe një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë nesër.

Ndërkohë, Elche është e 17-a me 26 pikë, një më shumë se Mallorca që është e 18-ta me një ndeshje më pak./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz