BallinaLajmeOVL e UÇK i reagon Kurtit: Hipokrizi, po i bën ato për...

OVL e UÇK i reagon Kurtit: Hipokrizi, po i bën ato për të cilat të tjerët i ka akuzuar për tradhti kombëtare

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet. Në reagim thuhet se, Kurti, sipas tyre, ‘’ka negociuar hapësira të reja për strukturat ilegale të Serbisë brenda shtetit të Kosovës’’.

OVL e ka cilësuar si ‘’skandal politik’’, deklarimet e Kurtit që ‘’ strukturat paralele të Serbisë janë shuar, ndërkohë që në realitet po krijon mekanizma që u japin atyre rol në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës’’.

‘‘Qeveria Kurti po e rikonfirmon vazhdimisht se e gjithë retorika e saj për “sovranitet” dhe “mbrojtje të shtetit” ka qenë vetëm propagandë për konsum politik. Në praktikë, kjo qeveri e ka izoluar Kosovën nga aleatët e saj kryesorë dhe tani po përfundon duke bërë pikërisht kompromiset për të cilat për vite të tëra i ka akuzuar të tjerët për tradhti kombëtare’’, thuhet në komunikatën e OVL’së, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Reagim i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ashpër ndaj hipokrizisë politike të kryeministrit Albin Kurti, i cili për vite me radhë ka ndërtuar karrierën e tij mbi retorikë patriotike, ndërsa sot po konfirmohet sërish se në prapaskenë ka negociuar hapësira të reja për strukturat ilegale të Serbisë brenda shtetit të Kosovës.

Është skandal i rëndë politik dhe moral që Kurti para qytetarëve dhe para botës deklaron se strukturat paralele të Serbisë janë shuar, ndërkohë që në realitet po krijon mekanizma që u japin atyre rol në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është politikë shtetformuese, por mashtrim i pastër ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit tonë.

Qeveria Kurti po e rikonfirmon vazhdimisht se e gjithë retorika e saj për “sovranitet” dhe “mbrojtje të shtetit” ka qenë vetëm propagandë për konsum politik. Në praktikë, kjo qeveri e ka izoluar Kosovën nga aleatët e saj kryesorë dhe tani po përfundon duke bërë pikërisht kompromiset për të cilat për vite të tëra i ka akuzuar të tjerët për tradhti kombëtare.

Veteranët e UÇK-së nuk do të heshtin përballë politikave të Qeverisë Kurti që relativizojnë sakrificën e luftës çlirimtare dhe që hapin derën për ndikimin e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës. Shteti i Kosovës nuk është pronë e asnjë qeverie dhe nuk do të lejojmë që ai të përdoret si instrument propagande për pushtet.

Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së dhe jo mbi pazare politike në prapaskenë. Çdo përpjekje për ta cenuar këtë sakrificë do të përballet me reagimin e veteranëve të UÇK-së dhe të të gjithë atyre që e konsiderojnë këtë shtet si amanet të luftës çlirimtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz