BallinaSport16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Të ngjajshme

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe paraqitja e madhe e 16-vjeçarit Max Dowman ia kanë dhënë fitoren Arsenalit në përballjen ndaj Evertonit.

Në “Emirates Stadium”, Arsenali fitoi 2-0, por që serinë e golave e hapi me Viktor Gyokeresin, me ‘shkaktar’ për këtë gol që u bë portieri i kombëtares angleze dhe Evertonit, pas një gabimi ose mosleximi të mirë të situatës.

Nga kjo huti e Pickfordit përfitoi Piero Hincapie, i cili “pavullnetshëm” asistoi te Gyokeresi, i cili shënoi gol në portën bosh.

Goli i parë Arsenalit erdhi në minutën e 89-të të ndeshjes, dhe u krijua nga zëvendësuesit.

Max Dowman dërgoi një top në zonën e Evertonit, të cilin nuk arriti ta zë Pickford, dhe si rrjedhojë, Hincapie asistoi me stomak te sulmuesi suedez, Gyokeres.

16-vjeçari Dowman, përveç krijimit të rastit të parë, shënoi edhe një gol në minutën e 97-të, duke shfrytëzuar një dalje të Jordan Pickfordit për goditje këndi.

Dowman shënoi golin e tij të parë në Premierligë, duke shënuar në portën bosh, pas një vrapimi të gjatë nga mbrojtja e Arsenalit.

Me këtë fitore të madhe, Arsenali shkon tashmë në dhjetë pikë larg Manchester Cityt – përkohësisht – me 70 pikë të tubuara kundrejt 60 të Cityt.

Manchester City do të luajë ndaj West Hamit nga ora 21:00 sonte në “London Stadium”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz