BallinaLajmeLekaj: Qeveria e Albin Kurtit po tërhiqet – Po pranohen dokumente të...

Lekaj: Qeveria e Albin Kurtit po tërhiqet – Po pranohen dokumente të strukturave paralele serbe

Të ngjajshme

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit për Ligjin për të Huajt.

Lekaj thotë se pas gjithë retorikës për sovranitet dhe reciprocitet, qeveria po pranon dokumente të strukturave paralele serbe duke bërë lëshime që e dëmtojnë rendin juridik të Kosovës.

“Kjo që u prezantua sot si marrëveshje në fakt është një tërheqje e radhës e Qeverisë së Albin Kurti. Pas gjithë retorikës për sovranitet dhe reciprocitet, qeveria po pranon dokumente të strukturave paralele serbe, duke bërë lëshime që e dëmtojnë rendin juridik të Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, ai thekson se nga kjo shihet se vendimet merren për konsum politik ndërsa më pas tërhiqen nën prsion të BE-së.

Për fund, Lekaj vlerëson se vendi ka nevojë për një qeveri serioze që mbron sovranitetin dhe dinjitetin e shtetit.

“Kjo tregon se vendimet merren për konsum politik, ndërsa më pas tërhiqen nën presion të Bashkimi Evropian. Kosova nuk ka nevojë për improvizime dhe dorëzime të tilla, por për një qeveri serioze që mbron sovranitetin dhe dinjitetin e shtetit”, përfundoi Lekaj për GazetaBlic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz