BallinaLajmeNis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Të ngjajshme

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e...

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Me këtë rast, edhe rruga në këtë pikë kufitare është mbyllur.

Protesta po organizohet kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të zbatuar Ligjin për të huajt dhe atë për automjete.

Protesta po organizohet nga subjekti opozitare në Serbi, Partia e Re Demokratike. Ajo ditë më parë paralajmëroi protestë nga Rashka për në Jarinje me sloganin “Serbët nuk janë të huaj brenda shtetit të tyre”.

“Me rastin e fillimit të zbatimit të Ligjit për të Huajt, të miratuar nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, i cili – sipas këtij mesazhi – është i drejtuar kundër popullit serb që jeton në Kosovë, ju ftojmë të gjithëve në një tubim mbështetjeje për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë! Tani ata kanë nevojë për ne më shumë se kurrë!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Siç ka njoftuar dje Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rruga do të jetë e bllokuar nga ora 16:00 deri 18:00.

“Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjidhni PKK tjera për qarkullim”, është thënë në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz