BallinaLajmeKurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Të ngjajshme

Hoti: Kurti braktisi dialogun për njohje reciproke, sot merret me struktura paralele

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar veprimet e...

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nisur një takim të përbashkët dyditor me kabinetin qeveritar, me qëllim që zotimet e dhëna gjatë fushatës dhe në ekspozenë para deputetëve të shndërrohen në program qeverisës.

Sipas Kurtit, në këtë takim do të përgatiten plane konkrete me projekte, objektiva dhe masa që do të realizohen gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se në qendër të qeverisjes do të jenë zhvillimi, barazia dhe interesi publik.

Gjatë fundjavës, Kurti është takuar edhe me emisarin e Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, pas të cilit njoftoi për disa hapa kompromisi lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet për serbët e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz