BallinaLajmeNdalohen 38 mijë lodra në vlerë të 100 mijë eurove në zona...

Ndalohen 38 mijë lodra në vlerë të 100 mijë eurove në zona doganore, sekuestrohen mbi 2540 copë të tjera në tregun brenda

Të ngjajshme

Ferizaji fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Ferizaj ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Malishevës,...

Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së...

Mbi 38 mijë lodra ndalohen në doganë, Inspektorati: Nuk i përmbushnin standardet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një...

Tayna i del në mbështetje Gjestit

Pas zhvillimeve të fundit që lidhen me paraburgimin e...

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut njoftoi se ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë dhe tha se si rezultat i inspektimeve të kryera në zonat doganore, janë ndaluar mbi 38,000 copë lodra për fëmijë, në vlerë prej afro 100,000 euro, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve dhe nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për vendosje në tregun e brendshëm.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tregun e brendshëm, janë sekuestruar mbi 2,547 copë lodra për fëmijë,  për të cilat është konstatuar se nuk i përmbushnin standardet e sigurisë.

Inspektorati tha se qëllimi i këtij aksioni ishte garantimi i sigurisë së produkteve që vendosen në tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve, me fokus të veçantë në sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

“Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar kontrolle të shtuara si në tregun e brendshëm ashtu edhe në zonat doganore, për të parandaluar hyrjen dhe qarkullimin e lodrave, që nuk përmbushin standardet e kërkuara të sigurisë të parapara në Rregulloren Nr. 02/2017 për Sigurinë e Lodrave. Përmes këtyre aksioneve synohet që në treg të gjenden produkte të sigurta dhe në përputhje me standardet ligjore, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut tha se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aksione të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar njëkohësisht operatorët ekonomikë të respektojnë plotësisht kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë për produktet që i vendosin në treg./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz