Në kuadër të vizitës së tij për Ditën e Shën Patrikut në Prishtinë, Ambasadori Jo-Rezident i Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist, u takua me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Gjatë takimit u diskutuan ndeshjet e para historike mes Kosovës dhe Irlandës në Nations League, të planifikuara për këtë vjeshtë, transmeton lajmi.net.
Ambasadori Almqvist i uroi Presidentit Ademi sukses në përballjen e Kosovës me Sllovakinë në playoff-in e Kupës së Botës, ndërkohë që Irlanda do të ndeshet me Çekinë.
Si një moment simbolik, Presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit – ish-portier i njohur – një fanellë për të shënuar këtë rast dhe për të festuar lidhjet sportive mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës së tij për Ditën e Shën Patrikut në Prishtinë, Ambasadori Almqvist vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës, duke u takuar me kryetarin Agim Ademi, për të diskutuar ndeshjet e Kosovës dhe Irlandës në Nations League këtë vjeshtë – hera e parë që këto dy kombëtare përballen në histori.
Ambasadori i uroi Presidentit Ademi sukses në përballjen me Sllovakinë në playoff-in e Kupës së Botës, ndërkohë që Irlanda do të ndeshet me Çekinë.
Presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit – ish-portier – një fanellë për të shënuar këtë rast./lajmi.net/