Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse rrahjen e Prof. Lul Rakës, është shpërndarë sot në rrjetet sociale.
Mikrobiologu ka konfirmuar se postimi është i rrejshëm.
“Postimi është i rrejshëm. Nuk ka ndodhur asgjë. Foto është krijuar me IA”, ka deklaruar Raka.
Në postim pretendohet se Raka ka qenë në një intervistë në Televizionin publik RTK ku është goditur me shuplakë për kinse Raka ka zbuluar një ilaç të ri.
