back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeOrav pas takimit të Sorensenit me Kurtin: Ligji për të Huajt do...

Orav pas takimit të Sorensenit me Kurtin: Ligji për të Huajt do të implementohet me disa masa shtesë

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav  ka folur i pari pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti.

Orav tha tha se u arrit pajtimi që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nisë zbatimin me disa masa shtesë, transmeton lajmi.net.

“Sapo kishim një takim me kryeministrin Albin Kurti. Fokusi i bisedës sot ishte Ligji për të huajt. Ne diskutuam për implementimin që do të filloj nesër. Ne kemi pasur biseda aktive me Qeverinë e Kosovës javët e fundit dhe sot kemi një marrëveshje për implementimin e Ligjit për të huajt, me shtim të disa hapave, fillimisht për procesin e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme. Faleminderit z.Kurti për konstruktivitetin tuaj.”, tha ai.

Ai falënderoi liderët politikë të serbëve në Kosovë dhe po ashtu falënderoi emisarin Sorensen që ishte në kontakt me Qeverinë e Serbisë për ta gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz