back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaSportMedium sllovak: Sllovakia duhet të jetë e kujdesshme nga mbështetja e madhe...

Medium sllovak: Sllovakia duhet të jetë e kujdesshme nga mbështetja e madhe e tifozëve të Kosovës

Të ngjajshme

Mediumi sllovak Športový Čas ka raportuar se përfaqësuesja e Kombëtarja e Sllovakisë në futboll duhet të tregojë kujdes për shkak të mbështetjes së madhe që pritet të ketë Kombëtarja e Kosovës në futboll nga tifozët e saj.

Sipas këtij raportimi, biletat e rezervuara për sektorin e mysafirëve janë shitur shumë shpejt, çka tregon se një numër i madh tifozësh kosovarë pritet të jenë të pranishëm në stadium, transmeton lajmi.net.

Artikulli thekson se tifozët e Kosovës konsiderohen ndër më të pasionuarit në Evropë dhe se ata shpesh arrijnë të krijojnë atmosferë të zjarrtë edhe në stadiumet e kundërshtarëve.

Shqetësime për praninë e madhe të tifozëve kosovarë ka shprehur edhe Federata e Futbollit e Sllovakisë. Sipas saj, ekziston frika se stadiumi mund të “pushtohet” nga mbështetësit e Kosovës, ngjashëm me atë që kishte ndodhur me tifozët e Kombëtarja e Bosnjë dhe Hercegovinës në futboll në vitin 2013.

Përfaqësuesi i federatës sllovake, Juraj Čurný, ka deklaruar se organizatorët po i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje për të shmangur një situatë të ngjashme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz