back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeProtesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët...

Protesta e nesërme në territorin e Serbisë afër Jarinjës, MPJD: Shfrytëzoni rrugët alternative, planifikoni me kohë lëvizjet

Të ngjajshme

Më herët, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njoftoi se nesër është paralajmëruar mbajtje e një proteste në pikën kufitare në Jarinjë, në territorin e Serbisë, dhe bllokimi i rrugës për dy orë, nga ora 16:00, deri në orën 18:00, përcjell Express.

Rreth kësaj ka reaguar ministria e Jashtme e Kosovës, ku, qytetarët këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Postimi:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë, si dhe bllokimi i rrugës për rreth dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri në ora 18:00.

Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:

+383 (0)45 198 000

+383 (0)45 198 606

si dhe në numrin pa pagesë 0800 50095

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz