back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaSport“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Të ngjajshme

Durrës: Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, përfundojnë në spital

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M....

Qumështi i pasterizuar po bëhet gjithnjë e më popullor

Në javët e fundit, Hannah Neeleman, e njohur në...

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore e UDB-së serbe

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, është përballur sërish...

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit të planit të paraqitur nga AS Roma për ndërtimin e një stadiumi të ri me kapacitet rreth 60,000 ulëse.

“Sot është një ditë historike, jo vetëm për tifozët, por për të gjithë romakët,” deklaroi kryetari i bashkisë.

Roma është një nga disa klubet e Serie A që synojnë të ndërtojnë stadiume të reja me qëllim që të presin ndeshje të UEFA EURO 2032.

Edhe Milani dhe Interi po vazhdojnë planet për një stadium të ri që do të zëvendësojë legjendarin “San Siro”.

Në fund të dhjetorit, Roma njoftoi se kishte dorëzuar Studimin e Fizibilitetit Teknik dhe Ekonomik (PFTE), që në Itali konsiderohet propozimi formal për një projekt të tillë.

Të premten pasdite, këshilli i qytetit në Romë votoi në favor të planit që Roma kishte paraqitur pak para Krishtlindjeve.

Megjithëse mbeten ende disa procedura burokratike dhe administrative para se të fillojë ndërtimi, sipas “Corriere dello Sport”, votimi i së premtes ishte një “hap shumë i rëndësishëm përpara”.

Projekti për stadiumin e ri në zonën e Pietralata po bëhet gjithnjë e më pak një ëndërr dhe gjithnjë e më shumë një realitet.

Kryetari i bashkisë, Roberto Gualtieri, tha para votimit:

“Sot është një ditë historike, jo vetëm për tifozët, por për të gjithë romakët. Me padurim presim që projekti i stadiumit të realizohet. Roma do të ketë një stadium modern të integruar në strukturën urbane të qytetit dhe që do të sjellë edhe hapësira të reja të gjelbra”.

Ai theksoi gjithashtu se shumica e financimit për projektin do të vijë nga vetë klubi, jo nga qyteti.

Gualtieri falënderoi presidentin e Romës, Dan Friedkin, “për investimin që sjell një institucion të ri sportiv në qytetin tonë pa rënduar financat publike”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz