back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Kam vepruar në gjendje afekti, i kërkoj…” – Zbardhet dëshmia e Gjestit...

“Kam vepruar në gjendje afekti, i kërkoj…” – Zbardhet dëshmia e Gjestit para trupit gjykues

Të ngjajshme

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, para gjykatës ka deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për rastin.

Gjesti ka kërkuar falje të dëmtuarit dhe gjykatës, duke thënë se gjithë veprimet e tij i ka ndërmarrë në afekt.

“Pajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar të ketë thënë Gjesti sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkohë, mbrojtja e tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati i Kelmendit ka deklaruar se, sipas përvojës jetësore dhe psikologjisë, kur një person reagon në mënyrë impulsive, zakonisht pas një kohe të shkurtër nuk ekziston rreziku që veprimi i njëjtë të përsëritet.

Sipas tij, duhet të merret parasysh edhe fakti se për këtë rast është bërë bujë e madhe publike dhe se i dyshuari është në dijeni se ndaj tij po zhvillohet hetim.

Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se, në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi nuk do të ishte masë proporcionale. Sipas Artan Qerkinit, avokat mbrojtës iGjestit, për dy veprat e para për të cilat dyshohet Kelmendi parashihet dënim deri në një vit burgim ose edhe gjobë.

Po ashtu, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se klienti i tyre është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke theksuar se kjo do të zbutte rreziqet procedurale.

Avokati Qerkini ka shtuar se caktimi i paraburgimit do të rëndonte edhe gjendjen financiare të Kelmendit, duke theksuar se ai për një kohë nuk ka performuar për shkak të çështjeve familjare dhe nuk i ka marrë të hyrat nga kompania “Onima” në mënyrë të rregullt.

Sidoqoftë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi – Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz