back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Të ngjajshme

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes.

Ai gjatë një ngjarje në QKUK i pyetur për çështjen e një marrëveshje siç tha ai me opozitën për këtë post, theksoi se të dy emrat të cilët i kishin propozuar për president nga VV, erdhën meqenëse një marrëveshje me opozitën nuk e kishin arritur dot, ani pse tre herë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe dy herë të tjera me atë të PDK-së, Bedri Hamza.

“Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë tek mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, na nxorëm emrin Glauk Konjufcës. Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku” u shpreh Kurti.

”Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi, dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, shtoi më tutje ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz