back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeDhuna në familje në RMV: Babai e paraqiti djalin, motra vëllain, burri...

Dhuna në familje në RMV: Babai e paraqiti djalin, motra vëllain, burri gruan ndërsa gruaja burrin

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste për dhunë në familje, për çka Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë katër persona, ndërsa dy tjerë janë ftuar në bisedë informative, transmeton Portalb.mk.

“Katër dhunues janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare, nga gjithsej 11 raste të denoncuara për dhunë familjare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre kundër autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, raportoi Policia.

Në mesnatë, një 39 vjeçar nën ndikimin e alkoolit u arrestua në Demir Kapi, pasi kishte kërcënuar prindin 57 vjeçar.

Në Kumanovë ishte arrestuar 44 vjeçari pasi një kohë të gjatë e kishte keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten. Një person tjetër u arrestua në Gostivar, pasi paraprakisht e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij 44 vjeçe. Policia e arrestoi edhe 29 vjeçarin nga Çairi për shkak dhunës fizike ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë në Polici ishin raportuar edhe raste tjera, si 38 vjeçari në rrjetet sociale e kishte kërcënuar bashkëshorten, me të cilën ishin në procedurë divorci. Në Tetovë, një 31 vjeçar ishte sulmuar në veturë nga bashkëshortja 35 vjeçe. Një 29 vjeçare në Shkup kishte raportuar bashkëshortin për dhunë familjare.

I moshuari 75 vjeçar në Gostivar e kishte paraqitën një të afërm pasi ishte sulmuar fizikisht, situatë e njëjtë ka ndodhur në Gostivar edhe me një 65 vjeçar. Ndërkohë në Shkup, një 29 vjeçar e kishte raportuar një familjar për kërcënim.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar bisedë informative me 47 vjearin, pasi ishte raportuar nga ish-bashkëshortja nën dyshimet se këtë të fundit e kishte ndjekur dhe incizuar me telefon.

Më 11 mars në Maqedoninë e Veriut ishin arrestuar pesë persona për dhunë në familje.

Në Maqedoninë e Veriut planifikohet ndryshimi i tetë ligjeve në kuadër të Trupit koordinues kombëtar për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Komisioni për këtë arsye më 10 mars ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

Tragjedia në Karposh ndodhi më 2 mars, kur nëna Ivana dhe vajza e saj gjashtëvjeçare Katja humbën jetën pasi ranë nga ballkoni i katit të gjashtë të ndërtesës ku jetonin.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski të nesërmen deklaroi në konferencë për shtyp se policia kishte qenë në vendngjarje rreth dy orë para tragjedisë, pasi në orën 12:05 ishte pranuar një denoncim për një grindje. Policia kishte mbërritur në 12:19 dhe kishte biseduar me gruan, e cila atëherë kishte nënshkruar një deklaratë se nuk kishte pasur kontakt fizik mes saj dhe bashkëshortit dhe se nuk kërkonte fillimin e procedurës.

Sipas Toshkovskit, policia posedon edhe një video incizim nga e njëjta ditë, ku shihet i dyshuari duke e goditur viktimën. Ai informoi se i dyshuari më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe kishte një histori kriminale me dhjetë kallëzime penale për dhunë, vjedhje dhe tregti me drogë.

Pas tragjedisë, fqinjët dhe të afërmit e së ndjerës deklaruan publikisht se dhuna në familje ishte raportuar për vite me radhë, por institucionet nuk kishin reaguar siç duhet. Vëllai i viktimës shkroi në rrjetet sociale se “pas viteve të raportimit të dhunës familjare, dhunës fizike dhe psikologjike ndaj të dyjave, kërcënimeve, denoncimeve dhe një tentative për vrasje në mes të një institucioni shtetëror, humba mbesën dhe motrën”, duke akuzuar se sistemi kishte dështuar t’i mbrojë.

Pavarësisht ndryshimeve në Kodinin Penal në janar të këtij viti, sipas të cilave MPB duhet të veprojë ndaj denoncimeve për dhunë në familje edhe kur viktima nuk nis procedurë, policia sipas kritikëve nuk po i zbaton këto risi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz