back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAgjencia për Parandalimin e Korrupsionit mbyll hetimin ndaj pasurisë së Vjosa Osmanit...

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mbyll hetimin ndaj pasurisë së Vjosa Osmanit – U gjetën apo jo mos-përputhje në deklarim?

Të ngjajshme

Supremja refuzon ankesën e “Alternativës” për fondet e partive

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën...

Dolce e “BBVK”-së s’po i ndahet Prishtinës, shihet te kafenetë e vogla!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është parë...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka...

Muaj më parë u bë e ditur se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte nisur një hetim të brendshëm në lidhje me procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes Vjosa Osmani.

Hetimi në fjalë ishte iniciuar në janar të këtij viti pas dyshimeve mbi dallimet e theksuara në deklarimin e pasurisë së Osmanit, ndërmjet viteve 2024- 2025.

Siç bëhej e ditur asokohe procedura kishte nisur në lidhje me rritjen e kursimeve dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 dyshohej për lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.

Por ky proces tanimë është mbyllur dhe kjo është konfirmuar për lajmi.net.

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u tha se rasti është trajtuar pas një raportimi të pranuar nga jashtë dhe se në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë i është nënshtruar një procesi të verifikimit administrativ nga stafi profesional i këtij institucioni.

“Ky proces është zhvilluar në pajtim me procedurat standarde të verifikimit administrativ dhe me praktikat profesionale që aplikohen nga institucionet e integritetit publik”,u tha tutje nga APK për lajmi.net.

Gjithashtu sipas agjencisë, në kuadër të këtij verifikimi janë shqyrtuar edhe krahasuar të dhënat përkatëse të deklarimit të pasurisë për periudhën për të cilën subjektet deklaruese kanë obligim ligjor të deklarimit sipas legjislacionit në fuqi.

“Bazuar në analizën e dokumentacionit dhe të dhënave të disponueshme gjatë këtij procesi, nuk është konstatuar ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”,thuhet tutje.

Përpos kësaj nga Agjencia u ritheksua edhe njëherë se në përputhje me legjislacionin në fuqi, procedurat e verifikimit që zhvillon Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kanë karakter konfidencial.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit trajton çdo raportim në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke u mbështetur në prova dhe në procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”.
E në deklarimin e pasurisë së Vjosa Osmanit pati ngritje nga viti në vit, e sidomos përgjatë viteve të fundit.

Osmani deklaroi pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime përfshirë këtu edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe e bashkëshortit, Prindon Sadriu.

Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.

Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.

Aty u deklarua edhe paga e bashkëshortit si të hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz