back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeI shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Të ngjajshme

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i ka shkaktuar një dëm prej 2.5 milionë eurosh shtetit francez, duke shmangur TVSH-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze.

I arrestuari është shtetasi italian Vito Cardinale, shkruan A2CNN-i.

“Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje-dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e policisë kufitare të PKK-së Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e policisë kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç”, theksohet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz