Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pasi nuk ka përfilluar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Sipas policisë, i njëjti ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes.
“I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime, dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.
- Advertisement -