back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaSportObi Mikel sulmon Arsenalin

Obi Mikel sulmon Arsenalin

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka shkaktuar polemika të mëdha pasi akuzoi Arsenalin se po mashtrojnë për të fituar titullin në Premier League.

Në një intervistë për talkSPORT, Mikel kritikoi stilin e lojës së ekipit të trajnerit Mikel Arteta, duke thënë se skuadra londineze mbështetet pothuajse vetëm te goditjet nga këndi dhe situatat standarde për të fituar ndeshjet.

Një ekip me lojtarë cilësorë si Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard, sipas tij është e pakuptueshme të mos shfrytëzojë kreativitetin në lojë të hapur.

Mikel shtoi se Arsenali ka shpenzuar afro një miliard euro për ndërtimin e skuadrës, por sipas tij mënyra se si po fiton ndeshjet është e shëmtuar dhe shumë e varur nga skemat në goditjet e këndit. Tutje deklaroi se nuk do ta konsideronte Arsenalin kampion të vërtetë nëse e fiton ligën në këtë mënyrë.

Aktualisht, Arsenali kryeson tabelën e Premier League dhe është pranë titullit të parë kampion pas më shumë se dy dekadash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz