back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBasha inspekton punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë, me “këmbëngulje e vendosmëri” kërkon...

Basha inspekton punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë, me “këmbëngulje e vendosmëri” kërkon përshpejtim të punës

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka inspektuar nga afër punimet në projektin e rrugës Prishtinë–Podujevë Road, duke kërkuar rritje të ritmit të punimeve dhe përmbushje të obligimeve kontraktuale me seriozitet maksimal.

Basha bëri të ditur se pas një trajtimi të detajuar të projektit, ai së bashku me zyrtarë të administratës dhe mbikëqyrësin e punimeve ka qëndruar gjatë gjithë ditës në terren, ku ka inspektuar të gjitha segmentet e rrugës.

Sipas tij, gjatë inspektimit janë zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë dhe ekipet e punës në secilin segment, me qëllim që të vlerësohet nga afër progresi i punimeve.

“Me këmbëngulje dhe vendosmëri kërkova afatizim konkret për çdo fazë të punës dhe rritje të kapaciteteve në terren, si dhe shtim të ritmit të punimeve”, ka deklaruar Basha.

Ai theksoi se pritjet e institucionit që drejton janë të qarta dhe lidhen me zbatimin korrekt të kontratave dhe realizimin e projektit sipas standardeve të kërkuara.

“Do të kërkojmë seriozitet të plotë në zbatim dhe përmbushje të çdo obligimi kontraktual me përgjegjësi, kompetencë dhe cilësi maksimale”, ka theksuar ministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz