back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajme3 miliardë euro investime kapitale në pesë vjet, Hoti: Ku janë shpenzuar...

3 miliardë euro investime kapitale në pesë vjet, Hoti: Ku janë shpenzuar gjithë këto mjet – Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës

Të ngjajshme

Pak ditë kanë mbetur nga kur do të bëhet publike lista e Kosovës

Muaji mars për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë...

20 këngët më të mira të Nancy Sinatra

Gjashtë dekada pas publikimit të albumit të saj debutues...

Miftaraj: VV-ja “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit...

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Avdullah Hoti ka ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën se si janë shpenzuar mjetet për investime kapitale gjatë periudhës 2021-2025, kohë kur qeveria udhëhiqej nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në një reagim publik, Hoti tha se nga analiza e buxhetit rezulton se në këtë periudhë janë shpenzuar afër 3 miliardë euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sipas tij, pas përjashtimit të investimeve të komunave – të cilat i konsideron relativisht të vogla – është e vështirë të identifikohen projektet konkrete ku janë shpenzuar këto mjete.

Ai theksoi se disa nga projektet kryesore infrastrukturore në vend ende nuk kanë përfunduar. Sipas Hotit, rrugët kryesore rajonale vazhdojnë të jenë të papërfunduara, ndërsa edhe Autostrada e Anamoravës nuk ka përfunduar, gjë që, sipas tij, nënkupton se pagesat për këto projekte nuk janë kryer ende në tërësi.

Po ashtu, Hoti përmendi edhe dy projekte të mëdha që pritej të absorbonin një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për investime kapitale: ndërtimin e hekurudhës drejt Durrësit dhe tunelin Prizren-Tetovë. Sipas tij, këto projekte nuk kanë nisur fare.

“Dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të shpenzonin pjesë të madhe të buxhetit për investime kapitale, as nuk kanë nisur,” tha Hoti.

Në fund të reagimit të tij, ai shtroi pyetjen: “Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz