Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës.