back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmePolicia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova

Policia dhuron donacion për shoqatën Down Syndrome Kosova

Të ngjajshme

Vetura godet motorristin në Fushë Kosovë, policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Kompania amerikane blen shumicën e aksioneve të Atletiko madridit

Atlético Madrid njoftoi të enjten se krahu i investimeve...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Policia e Kosovës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 1362 euro për shoqatën e Down Syndrome Kosova.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë shoqata Down Syndrome Kosova.

Postimi i plotë:

Kauza jonë çdo ditë e më shumë po fuqizohet me mbështetjen tuaj. Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë znj. Luljeta Mehmeti Majore dhe z. Blerim Sadriu Kapiten nga Kosovo Police.

Përveç vizitës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës sollën një donacion financiar në vlerë prej 1,362 €, shumë e mbledhur me vetë iniciative nga zyrtarët policor.

Në emër të Shoqatës tonë, falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në forma të ndryshme dhe për mbështetjen ndaj kauzës sonë. Shuma e dhuruar sot do të përdoret për shërbimet terapeutike dhe sociale që ne si shoqatë i ofrojmë brenda pesë qendrave tona, shërbime të cilat i ofrojmë pa pagesë.

Qëndrueshmëria e këtyre shërbimeve vazhdon të jetë sfiduese, por  iniciativa të tilla/ donacione si ky sot, kontribuojnë  në mbështetjen e tyre.  Andaj ju ftojmë secilin të vazhdojë të na qëndrojë pranë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz