back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportMomente tensioni në PSG – Chelsea, Pedro Neto e përplas në tokë...

Momente tensioni në PSG – Chelsea, Pedro Neto e përplas në tokë një mbledhës topash

Të ngjajshme

Ministria e Bujqësisë autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja...

Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund luftës

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian paraqiti të mërkurën në mbrëmje...

Momente tensioni në fund të ndeshjes mes Paris Saint‑Germainit dhe Chelseat, ku në një moment frustrimi sulmuesi i londinezëve Pedro Neto e shtyu një mbledhës topash.

Episodi ndodhi pak pas golit të 4-2 të Khvicha Kvaratskhelia: ndërsa Chelsea e kishte fituar një rivënie anësore, një mbledhës topash u tregua i ngadalshëm për ta kthyer topin, gjë që e shkaktoi zemërimin e portugezit, i cili e shtyu duke e rrëzuar në tokë, shkruan “Gazeta Express”.

Situata bëri që të tensionohen gjakrat dhe të shpërthejë një përplasje mes lojtarëve në fushë.

Në fund Neto kërkoi falje ndaj djaloshit dhe loja mundi të vazhdonte.

Gjyqtari i ndeshjes, spanjolli Alejandro Hernández Hernández, vendosi të mos marrë masa ndëshkuese.

Në fund pati ende kohë edhe për një gol tjetër, atë të 5-2 përfundimtare nga Kvaratskhelia. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz