back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSport“Raketat” nuk e prishin Botërorin, do të mbahet sipas programit

“Raketat” nuk e prishin Botërorin, do të mbahet sipas programit

Të ngjajshme

Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Këta janë të ndaluarit për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar...

Ministri Gashani e vizitoi stadiumin “Adem Jashari”, i cili po rinovohet

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar...

FOTO/ Chiara Ferragni nuk është më vetëm, kush është partneri i ri?

Pas ndarjes nga Fedez dhe lidhjes së shkurtër me...

Starmer mbron vendimin për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës me Iranin

Kryeministri britanik, Keir Starmer është pyetur në lidhje me...

Asnjë ndryshim plani: “Botërori 2026” do të zhvillohet sipas programit të paracaktuar nga data 11 qershor deri në 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Lufta në Iran dhe përhapja e saj në të gjithë Gjirin Persik ka ngritur shumë pikëpyetje, duke ndezur edhe sinjalet e alarmit në FIFA.

Për këtë arsye, me anë të presidentit të saj Gianni Infantino, qeveria botërore e futbollit ka kërkuar siguri nga presidenti amerikan Donald Trump.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i ka dhënë këto siguri, që Infantino i ka bërë publike për të gjithë në një postim në Instagram

“U takova me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, për të diskutuar gjendjen e përgatitjeve për Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti. Entuziazmi është në rritje, ndërsa do të fillojmë pas vetëm 93 ditësh.

Të gjithë kemi nevojë për një ngjarje si Kupa e Botës, për t’i bashkuar njerëzit tani më shumë se kurrë”, shkruan në postimin e tij presidenti i FIFA.

Një tjetër temë e diskutuar mes Infantino dhe Trump lidhet me Iranin dhe dyshimet e shumta mbi pjesmarrjen e tij në finalet e Kupës së Botës si një nga skuadrat e kualifikuara.

Sipas presidentit të FIFA, ai ka marrë siguri nga presidenti amerikan “se kombëtarja iraniane do të jetë e mirëpritur”.

Ndërkohë, FIFA duket se është lehtësuar edhe për një problem tjetër, madje që kërkonte zgjidhje më të shpejtë.

Bëhet fjalë për “Finalissima”, sfida mes kampiones së botës Argjentinës dhe asaj të Europës, Spanjës, në program më 27 mars në Doha.

Autoritetet e Katarit kanë dhënë siguri, ndërsa kanë njoftuar rinisjen e aktiviteteve sportive, të cilat u ndërprenë pas sulmeve iraniane në Gjirin Persik, përcjell abcnews.

Lajme të mira, por asgjë nuk është e sigurtë në kohë lufte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz