back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportZyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026

Të ngjajshme

AGK mirëpret dënimin e personit që kërcënoi gazetarët në Gjykatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin...

Këmbët iu bën virale, Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën

Producenti i njohur i muzikës Benny Blanco ka reaguar...

Kur do të jetë Gavi sërish i gatshëm për ndeshje?

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, mund të llogarisë në...

“Raketat” nuk e prishin Botërorin, do të mbahet sipas programit

Asnjë ndryshim plani: “Botërori 2026” do të zhvillohet sipas...

Goditet grupi i të fortëve në Prizren, i njohur si “Kaqinart”

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur...

Kombëtarja e Iranit është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Sportit të Iranit, Ahmad Donyamali, gjatë një interviste televizive, ku ai deklaroi se Irani nuk ka asnjë synim të marrë pjesë në këtë aktivitet pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.

Donyamali akuzoi drejtpërdrejt qeverinë amerikane për përfshirje në konfliktet që kanë përfshirë Lindjen e Mesme në muajt e fundit, duke theksuar se situata e luftës dhe numri i lartë i viktimave civile e bëjnë të pamundur praninë e sportistëve iranianë në tokën amerikane.

“Pasi qeveria e korruptuar vrau udhëheqësin tonë, nuk ka më kushte që na lejojnë të marrim pjesë në Kupën e Botës”, tha ai.

Skuadra iraniane ishte shortuar në Grupin G dhe ishte parashikuar t’i zhvillonte të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve pikërisht në SHBA, konkretisht në Los Anxhelos dhe Seattle, kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit.

Tashmë, FIFA pritet të vendosë nëse do të zëvendësojë Iranin me një tjetër kombëtare, duke u bazuar në nenin 6.7 të rregullores, i cili i jep organizatës të drejtën diskrete për të zgjedhur një federatë pasuese në raste të tilla tërheqjesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz