back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeRrëfimi tronditës i Fatonit/ Çka i tha kushëririt të tij, kur autobusi...

Rrëfimi tronditës i Fatonit/ Çka i tha kushëririt të tij, kur autobusi në Zvicër u përfshi nga zjarri?

Të ngjajshme

Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Këta janë të ndaluarit për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar...

Ministri Gashani e vizitoi stadiumin “Adem Jashari”, i cili po rinovohet

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar...

FOTO/ Chiara Ferragni nuk është më vetëm, kush është partneri i ri?

Pas ndarjes nga Fedez dhe lidhjes së shkurtër me...

Starmer mbron vendimin për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës me Iranin

Kryeministri britanik, Keir Starmer është pyetur në lidhje me...

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me pasagjerë u përfshi nga zjarri.

Në mesin e të lënduarve u dyshua se pati edhe shqiptarë, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua zyrtarisht – as nga autoritetet, as nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër.

IndeksOnline raportoi më herët se një shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime të lehta në duar, për shkak të kontaktit me zjarrin.

Faton Morina u lëndua në duar, për ç’gjë po merr tretman mjekësor në spital. Vëllai i tij deklaroi për IndeksOnline se është në gjendje stabile dhe të mirë.

Pikërisht kushëriri i Fatonit, Arbi, ishte duke komunikuar me të kur ndodhi rasti.

LEXO EDHE:

Ai ka rrëfyer për “20 minuten” se si e përjetoi Fatoni incidentin, nga të parit të të dyshuarit duke i vënë zjarrin vetes, e deri te ballafaqimi me zjarrin.

“Kushëriri im, Fatoni, më telefonoi dhe më tha se autobusi po digjej dhe se duhet të shkoja në parkingun e Migros-it sa më shpejt të ishte e mundur. Në atë moment, nuk dija çfarë të bëja, thjesht fillova të vrapoja. Ai doli nga tualeti i restorantit. U ndjeva i lehtësuar. Por pastaj pashë se kishte djegie në duar, këmbë dhe në majë të hundës. Fytyra i ishte nxirë plotësisht nga tymi”, deklaroi Arbi.

Duke e cituar Fatonin, Arbi përshkroi saktësisht se si ndodhi e gjitha: “Ai [Fatoni] ishte ulur në mes, pikërisht pranë dyerve të dyfishta për të hyrë dhe për të dalur. E pa burrin (të dyshuarin) të ulur në sediljen e palosshme, ku mund të parkosh edhe biçikletat. E pa burrin të nxirrte një çakmak dhe të lyente veten me benzinë. Në atë moment, Fatoni bërtiti shumë me zë të lartë. Papritmas, brenda pesë ose gjashtë sekondave, nuk mund të shihje asgjë në autobus për shkak të tymit. E gjitha ndodhi shumë shpejt.”

Arbi tregon se Fatoni i dogji duart duke u përpjekur t’i hapte dyert.

“Fatoni doli me nxitim nga autobusi dhe më telefonoi në atë moment. Unë jetoj rreth 200 metra larg dhe u nisa menjëherë. Fatoni është i traumatizuar, nuk mund të flejë më. U dërgua në spitalin “Inselspital” me ambulancë, mbrëmë. Isha me të gjatë gjithë kohës. Duart e tij janë djegur më keq, por është relativisht mirë. Jam i lehtësuar që nuk vdiq. Tani duhet të presim” deklaroi Arbi.

Mbrëmë rreth orës 18:25, në qendër të Kerzers, një autobus me pasagjerë u përfshi nga zjarri – në rrethana ende të pasqaruara.

Dyshimet e para asociojnë me zjarrvënie të qëllimshme nga një person i panjohur. Autoritetet janë duke e hetuar rastin.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 6 personave, dhe lëndimi i disa të tjerëve.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale që nga dita e djeshme shihet se, teksa flakët kaplojnë mjetin, dëgjohen britma e të thirrura, si në gjuhën gjermane, ashtu edhe në shqip.

IndeksOnline do vazhdojë t’iu mbajë të informuar rreth rastit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz