back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeShenoll Muharremi paralajmëron “bombë sociale” në Kosovë: Krizat ekonomike dhe politike mund...

Shenoll Muharremi paralajmëron “bombë sociale” në Kosovë: Krizat ekonomike dhe politike mund të çojnë në protesta

Të ngjajshme

Shqipëri/ Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për TikTok: Mbyllja cënoi lirinë e fjalës

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e...

Dubai: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet më së miri kërcënimit raketor iranian

Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se sistemet e tyre...

Dortmund arrin marrëveshje për kontratë të re me Felix Nmecha

Borusia Dortmud ka blinduar mesfushorin Felix Nmecha. Sipas asaj që...

Analisti dhe publicisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se Kosova po përballet me një situatë të rrezikshme, të cilën ai e përshkruan si një “bombë të kurdisur” që mund të shpërthejë për shkak të krizave të shumta politike dhe ekonomike.

Sipas Muharremit, rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe naftës, inflacioni i lartë si dhe keqmenaxhimi institucional kanë rënduar ndjeshëm jetën e qytetarëve dhe funksionimin e bizneseve. Ai vlerëson se këta faktorë po krijojnë një presion të madh social dhe ekonomik në vend.

Muharremi thekson se, në vend që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, shumë aktorë politikë vazhdojnë të merren kryesisht me luftë për pushtet dhe kontroll të institucioneve.

Sipas tij, nëse këto sfida nuk adresohen me kohë dhe seriozitet, pakënaqësia qytetare mund të rritet ndjeshëm dhe të shndërrohet në protesta sociale. Një situatë e tillë, paralajmëron ai, mund të rrezikojë jo vetëm stabilitetin ekonomik dhe social, por edhe stabilitetin politik dhe sovranitetin e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz