back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportOstlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Të ngjajshme

Këmbët iu bën virale, Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën

Producenti i njohur i muzikës Benny Blanco ka reaguar...

Kur do të jetë Gavi sërish i gatshëm për ndeshje?

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, mund të llogarisë në...

“Raketat” nuk e prishin Botërorin, do të mbahet sipas programit

Asnjë ndryshim plani: “Botërori 2026” do të zhvillohet sipas...

Goditet grupi i të fortëve në Prizren, i njohur si “Kaqinart”

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur...

Fuqitë botërore lëshojnë rezerva nafte në vlera rekorde

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të miratojë lirimin e...

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.

Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Ndeshja e parë është më 19 mars nga ora 20:00 në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet më 22 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ostlund i ka ftuar 21 lojtarë në përgatitje për këto dy ndeshje të rëndësishme.

Për herë të parë është ftuar portieri Besa Famgas, Olt Kabashi. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Valon Dedaj, zëvendës-kapiteni Kastriot Jupa, pastaj Shaban Zogaj, Olsi Mulaj, Arbios Mushkolaj, Suad Pajaziti, Jon Muqolli e Muhamet Durmishi.

Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 mars, kurse udhëtimi për në Bosnjë-Hercegovinë planifikohet për 18 mars.

Në raundin e parë kualifikues Kombëtarja jonë e kaloi Britaninë e Madhe, duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

Nëse e kalon me sukses Bosnjë-Hercegovinën, Kombëtarja jonë në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues luan me Ishujt Faroe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz