back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaSportTrump siguron Iranin për pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Trump siguron Iranin për pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka siguruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, se ekipit kombëtar iranian do t’i lejohet të marrë pjesë në Kupën e Botës në Iran këtë verë, pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme.

“Gjatë diskutimeve tona, Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian, sigurisht, është i ftuar ngrohtësisht të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara”, tha Infantino pas një takimi me Trump.

“Ne të gjithë kemi nevojë për një ngjarje si Kupa e Botës FIFA që t’i bashkojë njerëzit më shumë se kurrë.

Turneu final i meshkujve në SHBA, Kanada dhe Meksikë fillon më 11 qershor. Irani ishte një nga ekipet e para që u kualifikua për Kupën e Botës 2026 në mars të vitit të kaluar. Të tre ndeshjet e tyre në grup do të luhen në SHBA. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë sulmuar Iranin që nga fundi i shkurtit. Vendi po hakmerret në rajon.

Megjithatë, Irani mund të tërhiqet nga turneu me iniciativën e vet. Mehdi Taj, president i Federatës Iraniane të Futbollit (FFI), kishte lënë të kuptohej më parë për këtë mundësi. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz