back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeAmbasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin...

Ambasadori i Kosovës në Zvicër: Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduarve

Të ngjajshme

A e ëndërron Topin e Artë? Olise jep një përgjigjje surprizë

Futbollisti i Bayern Munich, Michael Olise, ka dhënë një...

Po vazhdon operacioni për kërkimin e Alush Kastratit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke zhvilluar...

Çka po ndodh me Edi Kuçin, befason me postimin e fundit (Foto)

Ish- banori i Big Brother Vip Kosova, Edi Kuçi...

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët.

Mediat zvicërane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, dhe disa të tjerë u plagosen.

Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht.

Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi për IndeksOnline se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë.

“Nuk kemi ende asnjë informacion. Policia nuk i ka identifikuar viktimat” pohoi shkurtimisht Latifi.

Në videot që qarkulluan dje në rrjete sociale, ku shihen flakë të mëdha teksa kaplojnë autobusin, dëgjohen britma e të folura edhe në gjuhën shqipe.

“O nuk e di bre, po thonë se një njeri e ka kallë veten” dëgjohen disa qytetarë, pak metra larg autobusit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz