back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeOsmani ishte e vetmja që i qëndroi afër kur e tërhoqën zvarrë...

Osmani ishte e vetmja që i qëndroi afër kur e tërhoqën zvarrë nga mbledhja e LDK-së, Gërvalla tash nuk bën zë për të

Të ngjajshme

Profesorët përballë AI-së: Frikë për mendimin kritik

Shumë profesorë në universitete po përpiqen të gjejnë mënyra...

Eksperti i aviacionit: Ja pse avioni MH370 mund të mos gjendet kurrë

Zhdukja e avionit Malaysia Airlines Flight MH370 më 8...

Anëtarët e rinj të KQZ-së – Presidentja dërgon shkresat, “topi” te partitë politike

Një tjetër institucion me rëndësi, pritet që së shpejti...

Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mbledhje urgjente

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një...

Në “luftën politike” mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmani, një heshtje “shurdhuese” e Donika Gërvallës po vërehet qartazi.

Ani pse kryetare e “GUXO”, siç duket Donika Gërvalla nuk po guxon të flas, e as t’i jap mbështetje ish-kryetares dhe ish-bashkëpartiakes, Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net.

Reagimi i vetëm i Gërvallës në këtë temë është shpërndarja e komunikatës së partisë, ku flitej për dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli dhe në fund të komunikatës thuhej që “Guxo” nuk është pjesë e linçimeve ndaj Osmanit.

“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit.”, thuhej në komunikatë.

20 MAJ – 2016

Kjo datë shënon ndoshta fillimin e shoqërisë politike mes Donika Gërvallës dhe Vjosa Osmanit. Me këtë datë, Donika Gërvalla ishte tërhequr zvarrë nga mbledhja e LDK-së dhe Vjosa Osmani ishte e vetmja që në shenjë proteste kishte lëshuar mbledhjen, e i kishte dalë përkrah Gërvallës.

Gërvalla atë kohë ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani.

5 nëntor 2020

Vjosa Osmani në këtë datë e themeloi Listën Guxo pas largimit nga LDK. Ajo e themeloi këtë listë në bashkëpunim me Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, dy të larguar nga LDK.

Pasi u bë Presidente e vendit, kjo listë i mbeti në udhëheqje Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, të cilët me 14 shkurt 2022 e regjistruan si parti politike.

Por derisa Osmani po drejtonte presidencën e Gërvalla Ministrinë e Punëve të Jashtme, kriza kishte filluar veçse mes tyre.

Osmani dhe Gërvalla prej kohësh as nuk takoheshin dhe as nuk diskutonin me njëra-tjetrën.

E gjitha çfarë pati mbetur ishin “dissat” që bënin me këngët e Dafina Zeqirit. Pas kësaj, Gërvalla në fakt ishte pozicionuar më shumë  krah Albin Kurtit se sa përkrah Vjosa Osmanit (mikes së vjetër). Ngjashëm veproi edhe Faton Peci, që drejtonte ministrinë e Bujqësisë e më pas falë Albin Kurtit iu mundësua ta drejtonte Komunën e Mitrovicës.

Anipse Osmani e vizitoi menjëherë pas zgjedhjeve, Faton Peci nuk e tha tani asnjë fjalë për zhvillimet e fundit.

5 mars 2025

Ky ishte afati i fundit kur Kosova do të duhej të zgjidhte presidentin apo presidenten e re të vendit.

Përkundër që presidentja aktuale, Vjosa Osmani shprehu gatishmërinë që ta marrte edhe një mandat, ajo nuk mori përkrahjen nga ish-partnerët.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte e gatshme që ta propozonte dhe Guxo e Gërvallës s’u deklarua fare mbi këtë temë, duke qëndruar njëzëri në koordinim me Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Madje i vetmi që doli kundër Kurtit në këtë rast nga Guxo është Haxhi Avdyli, i cili dha dorëheqje nga kjo parti, e mbrëmë hëngri iftar me Osmanin e bashkëshortin e saj.

Dyshja Osmani-Gërvalla gjatë këtyre 5 viteve kanë pasur përplasje në distancë, por mos bërja zë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe linçimet e VV-së kundër presidentes aktuale duke se janë një konfirmim se miqësia mes tyre kanë përfunduar dhe tashmë janë “rivale”./Lajmi.net/

YouTube player
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz