back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeInspektorati i Tregut: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburanteve, vazhdon...

Inspektorati i Tregut: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburanteve, vazhdon mbikëqyrja inspektuese

Të ngjajshme

Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburanteve, treguan kontrollet e Inspektoratit të Tregut të zbatuara gjatë tri deri katër ditëve të kaluara.

Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojkoski deklaroi sot se janë kryer mbi 300 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa te një pjesë e stacioneve të benzinave është vazhduar mbikëqyrja inspektuese.

“Nuk është konstatuar se ka pasur ndonjë fshehje të rezervave të karburanteve, megjithatë, është vërejtur se rreth 30 stacione benzine kanë shpenzuar rezervat e tyre, kanë ndaluar së mbushuri, por pas një ose dy orësh, ndoshta edhe katër orësh, pas mbushjes së rezervuarëve, ato vazhdojnë të mbushin me karburant. Kjo ka qenë situata në këto tri ose katër ditë”, deklaroi Stojkoski, i cili sot, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, po merr pjesë në ngjarjen “Harmonizimi dhe konkurrenca e ndershme shkojnë së bashku”.

Në lidhje me paralajmërimet për uljen e TVSH-së për import të karburanteve nëse kriza zgjat më gjatë dhe sa kjo do t’i kushtonte shtetit, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike thotë se vlerësimet e tilla i bën Qeveria në bashkëpunim me ministritë përkatëse.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike është organ operativ-ekzekutiv. Këto janë vlerësime që Qeveria i bën me ministritë përkatëse. Në fund të fundit, çfarëdo masash që do të shprehen përmes vendimeve ligjore ose akteve të tjera, ne do të duhet t’i zbatojmë ato. Pra, pyetja nuk mund t’i drejtohet Drejtorisë së të Ardhurave Publike në këtë drejtim”, deklaroi Petrova.

Nga Inspektorati i Tregut paralajmërojnë kontrolle edhe te tregtarët për shkak të mundësisë për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Drejtori i Inspektoratit  të Tregut pret që tregtarët të tregojnë përgjegjësi shoqërore.

“Që nga sot do të formohet ekip, po përgatisim një Plan Operativ dhe do të ketë inspektime të tregjeve, distributorëve, importuesve dhe prodhuesve të ushqimit, në mënyrë që në periudhën e ardhshme t’i përkushtohemi rreptësisht kësaj. Shpresoj për arsye tek tregtarët, duke pasur parasysh që edhe bota po përballet me krizë ekonomike globale, dhe pres edhe përgjegjësinë e tyre sociale. Kjo Qeveri ka treguar në shumë raste se është partnere me tregtarët në aspektin e ofrimit të kredive të lira, duke mundësuar konkurrencë të drejtë dhe lojale, në mënyrë që si Inspektorat të jemi në terren dhe të monitorojmë marzhet e fitimit bruto”, tha Stojkoski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz