back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeZyrtar i Qendrës Korrektuese në Dubravë i suspenduar pas dyshimeve për përfshirje...

Zyrtar i Qendrës Korrektuese në Dubravë i suspenduar pas dyshimeve për përfshirje në plagosje

Të ngjajshme

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se një zyrtar korrektues me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendra Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një incident ku mund të ketë plagosur një person.

Pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale, dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim nga SHKK
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.
Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz