back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeBerisha takon deputetin gjerman, Beyer: Duhet transparencë dhe qasje e hapur ndaj...

Berisha takon deputetin gjerman, Beyer: Duhet transparencë dhe qasje e hapur ndaj sistemit gjyqësor

Të ngjajshme

Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar me shumicë rezolutën që...

Kyle Walker pensionohet nga kombëtarja e Anglisë

Kyle Walker ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar...

11 fshatra të Klinës deri nesër pa ujë, kjo është arsyeja

Në 11 fshatra të Klinës, deri nesër, nuk do...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të takimit me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, dhanë një deklaratë për mediat mbi atë çfarë diskutuan.

Gjatë fjalës së tij, Beyer u shpreh se në bisedë me Berishën kanë folur mbi procesin e integrimit të vendit në BE dhe nevojën e trasparencës ndaj sistemit gjyqësor.

“Kemi pasur një bisedë shumë frytdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE. Vizitova edhe SPAK dhe diskutuam me anëtarë të qeverisë. Duhet transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Për këtë folëm dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Jam gjithmonë i lumtur të jem këtu dhe do të kthehem sërish dhe jam gjithashtu i lumtur që të pres disa përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë.

Ne do të bashkëpunojmë për integrimin evropian, kjo është baza themelore për miqësinë tonë dhe aty ku bazohet miqësia jonë”, u shpreh Beyer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz